Kërkohet që Klinika Emergjente të ketë helikopter për shërbimin e transportit

Kosova

Kërkohet që Klinika Emergjente të ketë helikopter për shërbimin e transportit

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 11:08
Foto

Klinika emergjente në SHSKUK vazhdon të jetë qendra më e frekuentuar në aspektin e kërkimit të shërbimeve nga qytetarët e Kosovës. Vetëm në 24 orët e fundit janë ofruar qindra shërbime.

Basri lenjani drejtor i klinikës emergjente në SHSKUK, tha për 24 orë kanë qenë mbi 300 raste. “Është mbipopullim, edhe përkundër kërkesës ne po ofrojmë në shërbime. Deri në fund të vitit numri i atyre që kërkojnë trajtim të emergjencë do të arrijë  deri në 100 raste të shërbimeve”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`.

Ai ka folur edhe për shërbimet emergjente që kanë të bëjnë me helikopterin si shërbim të transportit mjekësor. Ai tha se është nevojë për QKUK-në që të ketë sa më shpejt helikopter, pasi që deri tani në këtë drejtim ka dhënë dhe po jep ndihmë KFOR-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat