Hematologu italian : Së shpejti në Kosovë do fillojë transplantimi i midolës

Kosova

Hematologu italian : Së shpejti në Kosovë do fillojë transplantimi i midolës

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 11:45
Foto

Reparti i Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë sot është vizituar nga doktori i njohur italian, Lawrence Faulkner bashkë me ekipin e tij të cilën po synojnë në avancimin e këtij reparti me qëllim që fëmijët me leukemi të gjejmë trajtimin e tërësishëm mjekësor në Kosovë.

Hematologu italian, Lawrence Faulkner  tha se qëllimi i kësaj vizite në këtë klinikë është zhvillimi i mëtutjeshëm i repartit të Hemato-Onkologjisë.

Duke shprehur i lumtur për progresin që ka shënuar ky repart që nga para 10  viteve kur ishte për herë të parë në vizitë tha se së shpejti edhe në Kosovë me kapacitet e kësaj klinike do të mund të bëhet edhe transplantimi i midolës. 

Faulkner:Së shpejti në Kosovë do mund të realizohet transplantimi i midolës  Video “Duam të vazhdojmë kontributin tonë deri sa t’i plotësojmë të gjitha pika që dëshirojmë për këtë repart dhe Kosovën, deri të ofrohen shërimi i plotë i fëmijëve pa pasur nevojë për t’i dërguar jashtë vendit dhe idealist me  mundësua edhe transplantim e midolës  që është procedurë delikate dhe e ndërlikuar që nuk ka arsye për të mos u realizua....Besoj që një kapacitet si i këtij reparti dhe i stafit mjekësor ka me mundësua shumë mirë edhe transplantimin e midolës  dhe nuk keni arsye pse nuk mund të vazhdoni më tej dhe besoj në mbështetjen e organeve kompetente për të vazhduar tutje”, theksoi ai.

Shefja e repartit të Hemato-Onkologjisë , Violeta Grajçevci- Uka tha se ky bashkëpunim me mjekët italianë ka filluar para 12 viteve dhe kanë ndihmua në trajnimin e doktorëve përmes protokolli të modifikuar në trajnimin e rasteve të para të leukemive. Sipas saj ky repart me kapacitet që ka arrit që deri në 80 përqind të rasteve me sëmundjen e leukemisë t’i trajtojnë në Kosovë, derisa thekson se brenda vitit regjistrohen rreth 55 raste të reja të të gjitha llojeve të kancerit tek fëmijët. Grajçevci-Uka tha se qëllimi i kësaj vizite është vendosja e kateterit qendror tek pacientët që marrin kimioterapi.

Grajçevci-Uka: Brenda viti në repartin tonë kemi 50 deri 55 raste me kancer  Video “Ne i kemi 50 deri në 55 raste të reja në vit me kancer nuk janë vetëm me leukemi janë edhe tumoret tjera në përgjithësi onkologjia pediatrie trajtohet këtu, por normalisht shumicën e rasteve nuk i trajtojmë këtu për shkak se disa janë raste të komplikuara sidomos rastet që janë për transplant të palcës kockore që ende nuk realizohet në Kosovës, pastaj disa rasteve të avancuara që nuk mund të fillojmë me kimioterapi dhe rastet që janë me radioterapi...Bashkëpunimi me vazhdua më tutje qëllimi i transplantimit të palcës kurrizore me u realizua në Kosovës në një të ardhme të afërt dhe vendosje e kateterit qendror është vijë qendrore ku fëmijët marrin trajtimin përmes vijës qendrore shpohet njëherë vendoset kateteri dhe komplet terapia merret përmes saj....Synimi kryesor është vendosja e kateterit të këtyre rasteve sepse është shumë e domosdoshme”, tha shefja e repartit të Hemato-Onkologjisë. 

Drejtoresha e Organizatës “Nicola Ciardelli”, Federica Ciardelli tha se kjo organizatë po ndihmon doktorët e këtij reparti në Klinikën e Pediatrisë në trajtimin e vendosjes së katedrës venoze centrale. 

Ciardelli: Ne si organizatë dëshirojmë që ky spital të ofroj kurat më të mira  Video “Ndihmojmë me asistencë sociale familjet dhe fëmijët për të mundësuar komplet udhëtimin gjatë kimioterapisë. Ëndrra jonë është me iu udhëheqë deri në pikën ku kur ne jemi të gatshëm vetë me fillua me ofrua krejt çka duhet një spital me ofrua kurat më të mira. Tash jemi duke filluar me trajnua doktorët edhe për procedurat tjera të nevojshme dhe nuk janë të disponueshme në Kosovë , por do fillojnë me projekte tjera medicinave. Deri tani iu kemi trajtuar për të qenë të gatshëm për të filluar katedrën venoze centrale që është hap i rëndësishëm në trajtimin  e sëmundjeve të gjakut, dhe sot do fillojw ky projekt”, tha Ciardelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat