Imri Ahmeti ngushëllon familjen e Shqipdon Aliut

Kosova

Imri Ahmeti ngushëllon familjen e Shqipdon Aliut

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 12:58
Shqipdon Aliu

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imer Ahmeti, ka ngushëlluar familjarët e Shqipdon Aliu, i cili dje u gjet pa shenja jete në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit.

I pari i Lipjanit theksoi se si institucione komunale e kanë përcjellë me shqetësim rastin dhe se bashkëndjejnë dhembjen familjen Aliu si dhe ju qytetarë të Lipjanit dhe me gjerë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shqipdonin, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.

Postimi i plotë:

E nderuar familje Aliu,

Ishim bashkë me juve gjatë kohës sa nuk dinim për fatin e Shqipdonit, por edhe sot jemi sëbashku të ndjejmë e të ndajmë dhimbjen me Ju me rastin e konfirmimit se Shqipdoni është ndar nga Ne.
Më lejoni që në emer tim, në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit dhe në emër të gjithë qytetarëve të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Shqipdonit.
E nderuara familje Aliu, kjo ështe një humbje që preke jo vetëm familjen dhe miqët e Shqipdonit, por ka prekur të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit e të gjithë Kosovës.
Andaj në këto momente mërzie gjeni forcen dhe durimin, pranoni me lehtësi dhimbjet.

Qoftë I përhershëm kujtimi per Shqipdonin! I.A

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat