Veton Berisha: Kemi 100 për qind rritje në këto zgjedhje

Kosova

Veton Berisha: Kemi 100 për qind rritje në këto zgjedhje

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 08:26
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës, Veton Berisha

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës, Veton Berisha, tha se janë ndarë të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Por ai kritikoi gabimin teknik të KQZ-së si pasojë e të cilit ata ishin viktimë.

“Hymë në procesin zgjedhor dhe fushata kaloi kryesisht mirë. Edhe dita e zgjedhjeve kaloi mirë sepse nuk pati ndonjë incident për t’u theksuar, përkundër asaj që kishte disa tendenca që votuesit tonë potencialë është tentuar të merren pa dëshirën e tyre dhe me këtë rast jemi duke u marrë”.

“Procesi paszgjedhor ka qenë pak i çuditshëm sidomos te kjo pjesa e bartjes së të dhënave te disa formuralë dhe ne u bëmë viktimë e këtij efekti sepse mungonte rubrika jonë. Tani po identifikohet nga rinumërimi, por për shkak të këtij gabimi nga KQZ-ja ka deformim të rezultateve dhe bartje të tyre në vende jo të duhura”.

“Nga rinumërimi ka dalë që partisë tonë i mungojnë të dhënat e votave tona dhe në rinumërim ka dalë që ne kemi pasë humbje, por gradualisht po kthehen votat”.

“Ky fillimisht është interpretuar si gabim teknik që e ka deformuar procesin zgjedhor, pot KQZ duhet të monitorojë dhe të ketë mbikëqyrje ndaj kompanive që i jep këtë punë sepse kostoja është shumë e madhe dhe rinumërimi po zgjat shumë”.

“Kemi dalë mirë jashtëzakonisht mirë dhe ka qenë e pritur sepse për 5 vjet kemi bërë vërtet punë dhe kemi qenë afër komunitetit afër votuesve dhe atyre që potencialisht s’kanë qenë votues tonë”.

“Kemi rritje përafërsisht 5 mijë vota, pra rreth 100 për qind rritje prej zgjedhje të 2017-ës. Me këtë rezultat aktual që është Partia Liberale Egjiptiane do të kthehet me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës. E shtojmë deputetin e dytë dhe kjo na bën të ndihemi mirë sepse na është shpërblyer mundi. Komuniteti na ka dhënë krahun tjetër dhe besoj që do të jemi në pozitë edhe më të mirë në qeveri”.

Berisha në Sytë 7 foli edhe për bisedimet që kanë pasur me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kanë filluar fazat e konsultimeve dhe bisedat për qeveribërje. Jemi ftuar në këtë takim dhe jemi konsultuar edhe për pozitën dhe mundësitë tona që janë pas zgjedhjeve. E pranojmë futjen në një qeverisje ku është edhe Kurti”.

“Rreth një orë ka qenë takimi ku kemi qenë 5 përfaqësues, 4 të zgjedhur dhe një që është në pritje nga partia ime. Biseda ishte konstruktive sepse është edhe përgjegjësi kushtetuese për komunitetet”.

“Kurti u deklarua që kishte plane ekonomike për komunitetin tonë dhe që pozitën e komunitetit tonë ta përmirësojmë si cilësinë e arsimit, një vendbanim më të mirë, një qasje më ndryshe për rastet sociale që t’i shndërrojmë në vetëekzistuese”.

Berisha tha se për vite me radhë i është bërë padrejtësi nga qeverisjet sepse nuk i është dhënë asnjë post ministror komunitetit të tyre për dallim prej turqve dhe boshnjakëve.

“Ka qenë komuniteti turk dhe boshnjak në këto pozita edhe pse jemi komunitete të njëjta dhe me të drejta të njëjta. Secila ministri që na jepet kudo që mendon mandatari se ne mund të kontribuojmë dhe jemi të gatshëm të marrim çfarëdo pozite”.

Sa i përket qeverisjes së Haradinajt, Berisha tha se e falënderon për afërsinë që iu ka dhënë komunitetit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat