Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Kosova

Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 17:09
Foto nga takimi

Turqia vazhdon ta mbështet Kosovën në fusha të ndryshme.

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme aktuale në vend dhe raportet mes dy shteteve partnere.

Me këtë rast, Ramadani tha se në zhvillimin e përgjithshëm në Kosovë, sikurse edhe në rrugën tonë veri-atlantike, mbështetja e Turqisë është e rëndësishme.

“Kosova është e përkushtuar në zhvillimin e gjithmbarshëm, avancimin e rrugës së saj drejt integrimeve në NATO-s dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj pa dallime”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori turk në Kosovë Çağrı Sakar vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, duke theksuar vazhdimin e mbështetjes për vendin tonë nga ana e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat