Ndryshojnë temperaturat, kështu pritet të mbajnë sot

Kosova

Ndryshojnë temperaturat, kështu pritet të mbajnë sot

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e diel do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.

Sipas njoftimit, vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit lokal.

Reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me erëra, kryesisht në Istog me rrethinë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale mund të arrijë deri 17m/s.

“Sa i përket temperaturave minimale, ato do të shënojnë rritje, duke lëvizur ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa edhe në vlerat e maksimaleve do të ketë rritje të lehta, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë në 17 gradë Celsius. Java tjetër parashihet me ngritje të lehta në fushat termike dhe me sasi të reshjeve më të kënaqshme se java që do të lëmë”, thuhet tutje në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat