Vetëm studentët e këtyre fakulteteve mund të fitojnë bursë nga Ministria e Arsimit

Kosova

Vetëm studentët e këtyre fakulteteve mund të fitojnë bursë nga Ministria e Arsimit

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka planifikuar që edhe këtë vit të ndajë bursa për studentët e dalluar. Sipas njoftimit për medie, bursa ashtu sikurse edhe herave të kaluara do të jetë në vlerë prej 880 euro por atë nuk do të kenë mundeësinë ta fitojnë studentët e dalluar të të gjitha fakulteteve.

“Mbështetja e studentëve me bursa ka për qëllim përkrahjen e kuadrove deficitare, prandaj janë zgjedhur për mbështetje financiare vetëm fakultetet të cilat përgatisin kuadro deficitare.”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të MASHT-it ku njoftohet se Fakulteti i Edukimit dhe ai i Arteve nuk konsiderohen më si deficitare, prandaj studentët e këtyre fakulteteve nuk do të mbështeten financiarisht.

“Këtë vit, MASHT ka ulur kriterin e notës mesatare për studentët e Fakultetit Teknik, sepse përveç që ky fakultet përgatite kuadro që në tregun e punës ka mungese të theksuar, disa drejtime rrezikojnë të mbyllen për mungesë interesimi për të studiuar në këto drejtime”, thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit kërkon nga organizatat të cilat përfaqësojnë studentët, që të mos manipulojnë studentët në lidhje me këtë çështje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat