Matoshi: MMPH ndan 120 mijë euro për rregullimin e parkut në qytetin e Shtimes

Kosova

Matoshi: MMPH ndan 120 mijë euro për rregullimin e parkut në qytetin e Shtimes

Nga: A.SH Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:30
Fatmir Matoshi dhe Naim Ismajli

Ministri i ambientit në detyrë, Fatmir Matoshi, ka ndarë 120 mijë euro për ndërtimin e parkut në sheshin e qytetit të Shtimes.

Së bashku me kryetarin e Shtimes, Naim Ismajli kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

“Me kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli, kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit, “Rregullimi i parkut – sheshit të qytetit në Shtime ‘’.

Këtë projekt mjaft të rëndësishëm por të vonuar për Shtimen, MMPH këtë vit po e financon me 120,000.00 €”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat