Mot i ndryshueshëm, me diell, vransira dhe reshje shiu

Kosova

Mot i ndryshueshëm, me diell, vransira dhe reshje shiu

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 07:21
Ilustrim

4.11.2019 - Fusha të presionit të ulët që kanë filluar të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë do të sjellin dtëve të ardhshme mot të ndryshueshëm, me diell, vransira dhe reshje shiu.
Në aspektin termik, rryma të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, ku pritet të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.
Ditën e martë parashihet të kemi intervale më të gjata me diell, e nga dita e mërkurë, më vonë në mbrëmje priten të reshura shiu, që do të vazhdojnë edhe ditën e enjte.
Vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare, për shkak që parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror dhe motit më të ngrohtë.

5.11.2019 - Ngrohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 4-14m/s. Indeksi UV: 2.
6.11.2019 - Kryesisht me vransira dhe me erë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit. Më vonë gjatë natës reshjet do të përfshijnë edhe pjesë tjera të vendit. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 4-15m/s. Indeksi UV: 2.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat