Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Lipjanit

Kosova

Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Lipjanit

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 13:14
Foto

Komuna e Lipjanit sot ka nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri administrativ për këtë komunë kostoja e të cilit është 1 milion e 800 mijë euro.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky projekt pritet të përfundojë brenda gjashtë muajve.

Sipas tij, ndërtimi i këtij objekti për Komunën e Lipjanit do të shërbejë për nevojat administrative komunale.

Ahmeti: Objekti i ri shume i nevojshëm për Komunën e Lipjanit

"Është fat i mirë dhe ndjenjë e mirë që sot po fillohet gurthemeli i një objekti të ri të Komunës së Lipjanit që është bashkëparticipim me MAPL-në... Projekti ka kushtuar rreth 1 milion e 800 mijë euro dhe është paraparë për 16 muaj të përfundojë, po besoj që do i përmbahemi dinamikës së punës dhe do të përfundojë brenda gjashtë muajve si objekt jashtëzakonisht i nevojshëm për administratën e komunës sonë", tha ai.

Ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Lipjanit është duke u realizuar në bashkëpunim me ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat