Fillon asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë

Kosova

Fillon asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:45
Pemishtë

Kryetari i Komunës së Skendrajt Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtoresha e Urbanizmit Sanie Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë parë nga afër fillimin e asfaltimit të segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë.

Ndër të tjera kryetari Jashari, ka theksuar: “Asfaltimi i rrugës në fshatin Pemishtë po vazhdon sipas planit, së bashku me bashkëpunëtorë pamë nga afër finalizimin e rrugës. Aty bashkbiseduam me banorë të kësaj pjese të cilët i uruam për rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Skenderaj, çdo ditë e më shumë po bëhet me infrastrukturë moderne!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat