Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve brenda zonës urbane në qytet

Kosova

Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve brenda zonës urbane në qytet

Nga: Bota Sot Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 17:32
Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve brenda zonës urbane në qytet

Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve brenda zonës urbane në qytet

Në vazhdim të punimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sot ka filluar asfaltimi i rrugicave brenda zonës urbane në qytet. Për të parë nga afër punimet aty ishin edhe Kryetari z. Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin z. Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit znj. Sanie Ahmeti dhe bashkëpunëtorë.

Kryetari Jashari, ndër të tjera ka theksuar:
“Në vazhdën e realizimit të projekteve të shumta, sot, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit, Sanie Ahmeti dhe bashkëpunëtorë pamë nga afër asfaltimin e rrugicave brenda zonës urbane në qytet. Tashmë banorët do të kenë infrastrukturë moderne!

E gëzofshin banorët e kësaj pjese!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat