Diktatori i Koresë së Veriut ekspozohet afër Naim Frashërit në Bibliotekën Kombëtare

Kosova

Diktatori i Koresë së Veriut ekspozohet afër Naim Frashërit në Bibliotekën Kombëtare

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:29
Foto

Biblioteka Kombëtare ia ka lejuar hapësirën e saj artistit norvegjez Morten Traavik për të ekspozuar vlera artistike. E ky këtë hapësirë e ka shfrytëzuar që t’i ekspozojë diktatorët Kim Jong-il dhe djalin e tij, Kim Jong-un, që aktualisht qeverisë me Korenë e Veriut, afër rilindësve shqiptarë si Naim Frashëri.

Kim Jong-un dhe Kim Jong-il njihen si diktatorët më të frikshëm dhe më me famëkeq në botë.

Por, pavarësisht kësaj, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në kryeqytet janë ekspozuar fotografi dhe thënie të tyre.

Madje këto instilacione, po qëndrojnë afër rilindësve të shquar shqiptar.

E kjo gjë nuk po i pëlqen fare lexuesve që vijnë në këtë Bibliotekë kohë pas kohë.

Ata thanë se janë habitur momentin kur panë këto fotografi.

“Kam mbetur i shtangur sepse jemi shtet i pavarur liberal, mu duk gjë e habitshme kemi shumë rilindas të ndryshëm e filozof t’i marrim si shembull për lexim. E komunizmi është një lloj pengese e zhvillimit te shkrimit. Unë mendoj se këto fotografi dhe ambienti janë të kundërta, kërkesa ime është qe sa me pare t’i heqin’’, ka thënë një lexues.

Endrit Sopaj, lexues i rregullt ne këtë bibliotekë thotë se këto figura kanë impakt të keq andaj duhet të largohen sa më parë.

“Këto figura kanë lënë një impakt të keq në historinë tonë dhe në historinë shteteve tjera, andaj këto urgjentisht duhet të zëvendësohen me iluministë të tjerë’’

E ky instilacion habiti edhe një student nga Italia, që kishte ardhur për vizitë në këtë bibliotekë.

Madje, ai tha që është ndjerë i ofenduar porsa ka parë këto fotografi dhe thënie.

“Quhem Aleksander, jam nga Italia. Mendoj se për mua është e çuditshme të hysh në bibliotekë, dhe kur shoh këto fotografi brenda ndihem i ofenduar. Kisha pasur deshirë t’i largohen, janë simbol i keq për mua dhe shtetin tim’’, ka thënë Aleksandri nga Italia.

Ndërkohë Drejtori i kësaj biblioteke Fazli Gajraku nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me këtë çështje.

Por, një sqarim është dhënë nga asistentja e tij përmes një emaili.

Rudina Tahiraj ka thënë se për këtë instalacion hapësirë është kërkuar nga kompania Travvik.info dhe se ata nuk kane të bëjnë asgjë në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, autori Morten Traavik në një prononcim për Kallxo.com  ka sqaruar idenë e kësaj ekspozite të quajtur ‘’Guardianët e Parajsës.

“Së pari, më lejoni të theksoj se mendoj se asnjë ekspozitë, sado e detajuar të jetë, nuk mund të paraqesë realitetin e plotë të cilitdo vendi apo kulture dhe sigurisht që nuk pretendoj se ‘Gardianët e parajsës’, në çfarëdolloj mënyre, mbulon më shumë se disa vështrime të jetës në Korenë e Veriut”, është shprehur Traavik’.

Ndërkaq ai është përgjigjur edhe për reagimin e qytetarëve në Kosovë.

Gjithashtu, kam dashur jo vetëm që publiku të shikojë Korenë e Veriut, por edhe Koreja e Veriut të na shikojë neve.  Kjo është arsyeja pse unë, deri në një farë mase, kam rikrijuar parullat dhe atmosferën vizuale të një hapësire publike në Korenë e Veriut,  për t’iu përshtatur arkitekturës dhe stilit unik dhe mjaft autoritar të Bibliotekës”

Ekspozita “Gardianët e parajsës” në bibliotekën kombëtarë është hapur që nga e enjtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat