30 ton mbeturina të riciklueshme më pak në kuadër të kampanjës vetëdijesuese “Ruje mos e Gjuj” - Bota Sot
30 ton mbeturina të riciklueshme më pak në kuadër të kampanjës vetëdijesuese “Ruje mos e Gjuj”

Kosova

30 ton mbeturina të riciklueshme më pak në kuadër të kampanjës vetëdijesuese “Ruje mos e Gjuj”

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:40
Ilustrim

 

Green Art Center-Prishtina (GAC) në kuadër të kampanjës “ Ruje mos e Gjuj”, kampanjë kjo që financohet prej Coca Cola HBC dhe implementohet në partneritet me MMPH, komunat përkatëse dhe disa institucione publike dhe private në Kosovë, shihet të jetë treguar e suksesshme duke raportuar se janë mbledhur mbi 30 tonë mbeturinë e riciklueshme (plastikë dhe alumin) gjatë kësaj periudhe 6 mujore të implementimit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në disa institucione universitare në Prishtinë dhe në 500 amvisëri në Vushtri.

Zyrtarët e GAC, raportojnë se përkundër faktit se ky process I ndarjes në burim po përballet me sfida kryesisht në institucionet universitare ku shpeshherë mbeturinat po përzihen, në pjësën tjetër të akterëve që janë pjesë e këtij projekti ndarja e mbeturinës së riciklueshme po realizohet shumë mirë prej anës së qytetarëve.

Kjo kampanjë i bashkangjitet aktiviteteve të GAC si organizatë e cila tashmë me përkrahjen e donatorëve të ndryshëm po arrijnë të shtrijnë skemën e riciklimit të mbeturinave në disa komuna pilote në Kosovë.

Kësisoj, ky process I rëndësishëm për zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që shkojnë në deponi, po përballet me sfida të shumta ku përpos vetëdijes qytetare, krijimit të parakushteve për ofrimin e infrastruktures për ndarje ne burim, duhet të analizohet dhe sigurohet tregu I grumbulluesve të mbeturinave të riciklueshme, mundësia e tyre në përfshirje në sistem, dhe ku paraprakisht të krijohen mundësi për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave të riciklueshme me qëllim që sistemi të jetë i qëndrueshëm.

Urojmë që ky model i mirëfilltë i organizimit të skemës për riciklim të shtrihet në nivel vendi duke u përkrahur edhe prej nivelit qëndror, duke reduktuar në këtë mënyrë sasinë e mbeturinave që deponohen si edhe duke I dhënë zhvillim ekonomisë qarkore në nivel vendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat