Ky do të jetë moti në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme

Kosova

Ky do të jetë moti në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:50
Parashikimi për datat 8-9 nëntor:

Vendi ynë, edhe në ditët në vijim mbetet nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme të presionit të ulët që vijnë nga Atlantiku, të cilat kryesisht do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, e ditën e premte kohë pas kohe me reshje lokale shiu, njofton Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “ditën e shtunë do të ketë edhe intervale me diell, e më vonë gjatë natës dhe ditën e diel, një tjetër sistem frontal do të kaloj mbi vend që do të sjellë sërish mundësi për reshje lokale shiu”.

Në aspektin termik do të mbajë mot i butë, me temperatura mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, ndërsa vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare, tregon PW.

Parashikimi për datat 8-9 nëntor:

8.11.2019 – Vranësira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit vende-vende mundësi për mjegull/mjegullinë. Kohë pas kohe mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime me vranësira kalimtare. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 1.

9.11.2019 – Butë, me vranësira dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 1-8m/s. Indeksi UV: 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat