Sa para ia mori hoxhës pas kanosjes gruaja nga Pantina e Vushtrrisë?

Kosova

Sa para ia mori hoxhës pas kanosjes gruaja nga Pantina e Vushtrrisë?

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 23:05
Fshati Pantinë i Vushtrrisë

Të martën shtiu me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së hoxhës Sead Bejta, nga Zhabari i Mitrovicës.

Për këtë veprim, ndaj 28 vjeçares Suzana Tahiri nga fshati Pantinë i Vushtrrisë, u ngritë kallëzim penal.

Media ka siguruar një kopje të dokumentit, në të cilin prokuroria themelore e Mitrovicës tregon se si ndodhi rasti.

Në të thuhet se gjithçka kishte nisur kur e pandehura pas problemeve shëndetësore, kishte shkuar për ndihmë tek hoxha.

E më pas, aty pas disa takimeve, ata kishin nisur një lidhje dashurie.

Por, pas një kohe, prijësi fetar kishte dashur që ta ndërpres marrëdhënien e krijuar me të renë.

Veçse, kjo e fundit, nuk e kishte pritur mirë.

Madje, kishte filluar që të kërcënonte e shantazhonte burrin nga Zhabari. Nëpërmjet telefonit i kishte kërkuar atij edhe 10 mijë euro, para të cilat hoxha ia kishte dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat