Banorët e Hades duan zhvendosjen, thonë se kanë mbetur të rrethuar nga mihja e KEK-ut

Kosova

Banorët e Hades duan zhvendosjen, thonë se kanë mbetur të rrethuar nga mihja e KEK-ut

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Është e rrethuar nga mihja e re e KEK-ut, e megjithatë kjo pjesë e fshatit Hade nuk është e përfshirë në procesin e shpronësimit.

Që nga viti 2014, asnjëherë nuk është investuar asgjë, tregojnë banorët, raporton KTV.

Ata thonë se të gjithë akterët e kyçur në këtë proces janë të vetëdijshëm se këtu nuk ka kushte për jetesë, por shtojnë se asnjëherë nuk është bërë ndonjë zgjidhje, ndonëse pronat bujqësore u janë shpronësuar.

Banorët janë të sigurt që kur të shpërngulet pjesa e banorëve të cilët i kanë shpronësuar pronat edhe shkolla në këtë vazhdë do të mbyllet.

Përderisa në Komunën e Obiliqit thonë se janë të vetëdijshëm që ata banorë janë në gjendje të keqe por që nuk mund të bëjnë asgjë pasi që ajo pjesë është shpallur zonë me interes të veçantë.

Megjithatë, shtojnë se janë edhe disa fshatra në këtë komunë që janë shpallur zona të veçanta.

Nga KEK-u kanë thënë se janë të gatshëm që pronat e këtyre banorëve t’i shpronësojë porse për këtë pjesë sipas ligjit merret Ministria e Mjedisit përkatësisht Qeveria.

Zyrtarja për media në Qeveri, Donjeta Gashi ka thënë se për të gjitha pronat që kanë qenë në proces të shpronësimit kanë përfunduar procedurat ndërsa për këto që dalin të reja duhet të pritet derisa të formohet qeveria e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat