Temperaturat mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë

Kosova

Temperaturat mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 06:08
Ilustrim

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat