Kosova vlerësohet për mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale

Kosova

Kosova vlerësohet për mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës, tash e njëzet vite është përpjekur të ndihmojë të mbijetuarat e torturave, në veçanti të mbijetuarat e dhunës seksuale nga koha e luftës, me qëllim që t’i ofrojë shërbime rehabilituese, mjekësore dhe psiko-sociale.

Në 20-vjetorin e saj, QKRMT organizoi një konferencë përmes të cilës kërkuan drejtësi për viktimat, ndërsa përmes kontributit të folësve të pranishëm të përmirësojnë jetën e të mbijetuarave të dhunës seksuale brenda dhe jashtë Kosovës.

Themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e QKRMT, Feride Rushiti, tha se duke parë rrethanat e viktimave të luftës, 20 vite më parë themeluan këtë qendër për të ju dalë në ndihmë këtyre viktimave, me shpresë që kjo organizatë të rikthente shpresën për të mbijetuarit që ata të vazhdonin përsëri jetën dhe të merrnin shërbimet e nevojshme rehabilituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat