Qytetarët e Skendarjt në hall me kanalizimin

Kosova

Qytetarët e Skendarjt në hall me kanalizimin

Nga: H.O. Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 08:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një qytetar nga komuna e Skenderajt është ankuar në redaksinë tonë për një problem me kanalizimin.

Qytetari thotë se në lagjen ku ai banon janë 9 shtëpi që nuk janë të kyqur fare në rrjetin e kanalizimit por vetëm me gropa skeptike. Ai thotë se janë ankuar disa herë në komunë por nuk i është bërë ndonjë zgjidhje.

“Jemi në Skenderaj rruga 28 nëntori lagja nr.ll, jemi 9 shtëpi kemi problem me kanalizim dhe nuk jemi të kyqur fare vetëm me gropa skeptike (shakta) në komune kemi bënë disa herë kërkesa për me na bënë ndonjë zgjidhje, por nuk ka përgjigje pozitive. Në vitin 2019 kanë marrë një vendim me na bërë një zgjidhje por ende jemi kështu”, deklaron ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat