Paralajmërohet protestë për rritjen e sigurimeve - Bota Sot
Paralajmërohet protestë për rritjen e sigurimeve

Kosova

Paralajmërohet protestë për rritjen e sigurimeve

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Grupi “Speed maniakët” pritet të mbajë një protestë lidhur me rriten e sigurimeve të veturave në 26 përqind.

Përfaqësuesi i këtij grupi, Besart Jahja, ka treguar në Sytë Shtatë se kjo protestë pritet të mbahet më 23 nëntor.

“Me rritjen në 26 përqind të sigurimeve të veturave nga kompanitë e sigurimit, ne vendosëm të organizojmë një protestë, e cila do të mbahet para BQK-së”. “Kjo protesë mbahet para BQK-së, e cila u ka refuzuar kompanive të sigurimit kërkesën për rritje në 36 përqind, ku e ka vendosur në 26 përqind”. “Në këtë protestë pritet të ketë shumë pjesëmarrës, ne do të mblidhemi nga ora 4 dhe do të protestojmë në mënyrë paqësore, po ashtu për një kohë do të lëshojmë boritë e veturave”, ka thënë Jahja..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat