Bie niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit, bëhet thirrje për shpenzim racional

Kosova

Bie niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit, bëhet thirrje për shpenzim racional

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 19:15
Foto

Niveli i ujit në të dy liqenet, atë të Batllavës dhe Badovcit ka rënë dukshëm.

Kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, Ilir Avdullahu, përmes një postimi në Facebook.

Avdullahu  ka shkruar se niveli i ujit në Batllavë është 8.50 metra derisa në Badovc 8.8 metra.

“13/12/2019 Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.50 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 8.8 metra nën kuotën maksimale. Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm”, ka shkruar ai. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat