Moti për 5 ditët e ardhshme

Kosova

Moti për 5 ditët e ardhshme

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 23:39
Ilustrim

Në ditët në vijim, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, kështuqë vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

14.11 – Butë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
15.11 – Butë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
16.11-17.11 – Mbetet mot i butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Të dielën në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.
18.11 – Herët në mëngjes me shi, gjatë ditës mot i butë, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit mbeten mbi vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga 4C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri në 16C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 1-7m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat