Policia jep detaje/ Ku dhe si u gjet gruaja e humbur para një jave?

Kosova

Policia jep detaje/ Ku dhe si u gjet gruaja e humbur para një jave?

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 21:14
Remzije Mustafa

Policia e Kosovës ka dhënë detaje se si dhe ku është gjetur gruaja e humbur para një jave.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se ajo është gjetur në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica”.

Më tutje, Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.

“Policia në ora 20:26 në një shtëpi të pabanuar në rrugën Sali Nivica në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije Mustafa. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar edhe emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, thanë nga PK.

Gjendet në Fushë Kosovë Remzije Mustafa e humbur para një jave

Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 7 nëntori.

Remzije Mustafa e zhdukur tash e një javë ishte në kërkim nga familjarët e saj por edhe qytetarë vullnetarë të cilët ndihmuan famijarët.

Është bërë e ditur gjithashtu se Mustafa është gjetur shëndosh e mirë në qytetin e Fushë Kosovës.

“MYZHDE MYZHDE.

Zonja Remzije eshte gjetur para pak qastesh ne Fushe Kosove, tanime eshte kthyer ne shtepi bashke me femijet e saj.

Ne ju falenderojme te gjithve nga zemra qu u misheruar keto 8 dite me familjen e zonjes Remzije, treguat shqetsimin dhe interesimin tuaj per gjetjen e saj.

Zoti ju bekoft te gjithve
Zoti i bekoft familjet dhe shtepite tuaja”, ka shkruar ne Facebook një vajzë e cila ka bërë të ditur gjetjen e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat