Pamjet e para: Remzije Mustafa pritet nga familjarët në shtëpi

Kosova

Pamjet e para: Remzije Mustafa pritet nga familjarët në shtëpi

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 22:55
Remzije Mustafa

Në orët e mbrëmjes është gjetur Remzije Mustafa, e cila është zhdukur tetë ditë më parë, dhe po kërkohej nga familja e saj.

Kanë konfirmuar familjarë të Mustafës dhe Policia e Kosovës se gruaja në fjalë është gjetur.

E para pak çasteve një nga vullnetarët ka publikuar në Facebook një fotografi me Mustafën pasi ajo u kthye në shtëpi.

Image“Mir se erdhe ne shtepi znj Remzije Mustafa. Te paqim me shendet dhe jet te gjat. Nga sot i ke edhe 90 djem e vajza qe te duan”, ka shkruar Ridvan Tahiri.

Ndryshe një familjar i Mustafës  ka thënë se gruaja është gjetur afër banesës së saj në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, e më pas është sjell në banesën e saj nga një fqinj.

Policia tha se ajo është gjetur në të njëjtën lagje, por në një shtëpi të pabanuar.

Remzije Mustafa ka arritur shëndosh në banesën e saj, mirëpo akoma nuk dihet se ku ka qëndruar për tetë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat