Mbyllet pjesa e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit për dy ditë

Kosova

Mbyllet pjesa e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit për dy ditë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 08:15
Brezovicë

Rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të jetë e bllokuar deri më 17 nëntor.

Nga Ministria e Infrastruktrës dhe Trasportit kanë thënë se kjo do të jetë për shkak të zhvillimit të punimve -asfaltimit të segmentit të rrugës R210.

“Ju njoftojmë se për shkak të zhvillimit të punimve -asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga sot 15 nëntor  e deri të dielën, më 17 nëntor 2019, rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim, për të gjitha automjetet”, thonë në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat