Moti për vikend

Kosova

Moti për vikend

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 20:30
Ilustrim

Në fundjavë mbetet mot i butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Të hënën në mëngjes priten reshje të dobëta shiu.

15.11.2019 - Rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojnë të sjellin mot të butë mbi vendin tonë edhe gjatë ditëve të fundjavës.
Ndërkohë në Mesdheun perëndimor po depërton një ciklon nga Afrika veriore, që pritet të sjellë vransira të ndryshueshme në ditët e fundjavës, e mëngjesin e ditës së hënë me kalimin e sistemit frontal të këij cikloni priten reshje të dobëta shiu.
Nëpër ultësira vende-vende mundësi për formim të mjegullave/mjegullinave.
Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe do të zbresin edhe në vlera të mira, e orëve të mbrëmjes do të rriten edhe në të pashëndetshme.

16.11 - Butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
17.11 - Butë, kryesisht me vransira. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.
18.11 - Në mëngjes vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Ditën intervale më të gjata me diell.
19.11-20.11 - Ditën e martë butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Të mërkurën, kryesisht vranët, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

Edhe gjatë kësaj periudhe temperaturat e ajrit mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse me tendencë të rënies së lehtë. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 8C, e maksimalet nga 14C deri në 16C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat