Banorët e Vrellës në baltë, komuna lë 50 m rrugë për ta asfaltuar vitin e ardhshëm

Kosova

Banorët e Vrellës në baltë, komuna lë 50 m rrugë për ta asfaltuar vitin e ardhshëm

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 17:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Asfaltimi i rrugëve në vendin tonë shpesh është kritikuar pikërisht për mënyrën e punimit dhe cilësisë.

Jo pak rrugë pa shkuar as një vit nga asfaltimi janë dëmtuar, e disa të tjera vazhdojnë të mbesin të zhytura në baltë.

Por, në mëshirë të fatit, ka mbetur një rrugë në fshatin Vrellë të Istogut. Komuna e ka lënë në gjysmë asfaltimin e saj.

Nga 250 metra rrugë sa ishtë e tëra, komuna ka asfaltuar vetëm 200, duke lënë kështu 50 metra për vitin e ardhshëm.

Kjo është rruga e dytë që mbetet në gjysmë, pasi që edhe më herët në gjysmë kishte mbet edhe ajo “Djemtë e Vrellës”, e cila të dërgonte te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat