Komuna e Obiliqit ndanë bursa për nxënës dhe studentë

Kosova

Komuna e Obiliqit ndanë bursa për nxënës dhe studentë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 12:39
Komuna e Obiliqit ndanë bursa për nxënës dhe studentë

Komuna e Obiliqit sot ka ndarë 58 bursa për nxënësit dhe 124 bursa për studentët e kësaj komune, po ashtu janë ndarë edhe 380 mujore të udhëtimit për nxënësit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se sot është ditë e veçantë pasi po shpërndahen bursa për nxënësit dhe studentët e kësaj komune. Derisa ka treguar shifrën e përfituesve të bursave, Gashi u shpreh se në proces janë edhe bursat për studimet post-diplomike.

Gashi: Kemi ndarë 58 bursa për shkollën e mesme dhe teknikën, 124 bursa për studentët

"Ne sot kemi arritur që të shpërndajnë 58 bursa për shkollën e mesme dhe teknikën, pastaj 124 bursa për studentët të profileve të ndryshme, janë shpërndarë në total 380 mujore për nxënësit, të cilët vijnë nga fshatrat rurale në këtë rast duke i përfshirë edhe personat me nevoja të veçanta", tha ai.

Përveç bursave i pari i Obiliqit pati edhe një lajm tjetër të mirë për nxënësit dhe studentët e Obiliqit pasi sipas tij vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i bibliotekës së qytetit. Sipas tij ky projekt vlera e të cilit kap shifrën rreth 400 mijë eurosh do jetë i disponueshëm për studentë, fëmijë e të moshuar.

Gashi: Në mars pritet të iniciohen procedurat për ndërtimin e bibliotekës së qytetit

"Vitin e ardhshëm, diku në mars pritet të iniciohen procedurat për ndërtimin e bibliotekës së qytetit. Ajo do jetë afër këtu në anën e djathtë nga kjo hapësirë dhe do të jetë pjesë përbërëse e komplekseve të reja duke përfshirë edhe sallën e edukatës fizike... Investitor do të jetë komuna e Obiliqit dhe projekti do të jetë rreth 400 mijë euro...Ndërtesa do të jetë në dy etazhe, etazhi i parë dhe i dyti. Në etazhin e parë do të jetë hyrja, do të ketë një kënd ku do kenë qasje të moshuarit dhe studentët, pastaj do të jetë një hapësirë ku edhe fëmijët do ta shfrytëzojnë në total është 620 metra katrorë afërsisht", u shpreh Gashi.

Ndryshe, gjatë kësaj ceremonie u nda edhe bursa "Adem Preniqi", të cilën e fitoi studenti Fisnik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat