Investimet më të mëdha pas luftës janë bërë pikërisht në instrastrukturën rrugore.
Shumë rrugë janë asfaltuar, një ndihmesë kjo shumë e madhe, sidomos për banorët e vendeve rurale, për t’u ofruar me qytete, megjithatë shpesh është vënë në pikëpyetje mënyra e punës së tyre.
Edhe në Komunën e Vitisë janë shtruar disa rrugë e trotuare, madje në kohë “rekorde”, por ashtu si edhe janë punuar, shpejtë janë “shkatërruar”.
Në rrjetin social Facebook, janë publikuar disa imazhe ku shihet gjendja e rrugëve që s’ka shumë kohë që janë asfaltuar.
Në këto fotografi shihen gropa të shumta, trotuare të dëmtuara, por edhe bar që ka mbirë mbi asfalt.