Mbyllen dy salla të Ortopedisë, nuk i plotësojnë kushtet minimale

Kosova

Mbyllen dy salla të Ortopedisë, nuk i plotësojnë kushtet minimale

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 20:42
Foto

Muret me lagështi janë në sallat e operimit në Klinikën e Ortopedisë.

Për këtë arsye, dy nga katër sallat që deri para pak ditësh ishin funksionale u mbyllën.

Këtë gjë e vendosi inspektorati sanitar pasi që vlerësojë se nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike sanitare dhe higjienike për ofrimin e shërbimeve mjekësore, njofton Klan Kosova.

Mbyllja e sallave të operimit po del të jetë telash edhe për mjekët dhe pacientet.

Aktualisht aty po trajtohen vetëm rastet urgjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat