Ja si do të jetë moti gjatë dy ditëve të ardhshme - Bota Sot
Ja si do të jetë moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Kosova

Ja si do të jetë moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 00:13
Ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet që të ketë të reshura lokale të shiut, sipas Prishtina Ëeather.

Ky është parashikimi për të martën dhe të mërkurën:

18.11.2019 – Fusha të presionit të ulët që po depërtojnë mbi Mesdhe dhe pjesë të rajonit vazhdojnë të diktojnë mot të ndryshueshëm dhe me të reshura shiu që parashihen të martën gjatë natës dhe ditën e mërkurë. Ndërsa, rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave të pranueshme, e kohëpaskohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

19.11.2019 – Në mëngjes ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë dhe kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Nga rrafshi i Kosovës erë mesatare juglindore 3-10m/s, e nga Dukagjini erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

20.11.2019 – Në mëngjes vranët dhe me shi. DItën pjesërisht vranët me reshje lokale shiu. Mundësi edhe për bubullimë. Në vise malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi dhe juglindja 5-15m/s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat