Pas VV-së, edhe zyrtari i lartë i LDK-së del kundër hyrjes së Nismës, në Qeveri

Kosova

Pas VV-së, edhe zyrtari i lartë i LDK-së del kundër hyrjes së Nismës, në Qeveri

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Anëtari i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se është kundër që koalicioni Nisma-AKR të jetë pjesë e qeverisjes.

Ndonëse ende nuk dihet sigurt se a do të kalojnë pragun, ky koalicion po përflitet që të jetë pjesë e një koalicioni të gjerë LDK-VV.

“Nuk jam për që Nisma dhe AKR të jenë pjesë e qeverisjes. Qytetari votoi për opozitën dhe këto parti si pjesë të koalicionit PAN nuk kanë pasur përkrahje”

“Qëndrojmë më mirë se koalicioni i fundit. Qeveria Haradinaj ka pasur vetëm 39 deputetë. Koalicioni jonë do të ketë 59 së paku si dhe 20 deputetët e pakicave që Kushtetuta ua obligon që të jenë pjesë e qeverisjes”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat