BQK shënon 20 vjetorin e themelimit

Kosova

BQK shënon 20 vjetorin e themelimit

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 06:09
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQRK) organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik - rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Bankës Botërore, institucioneve tjera financiare dhe drejtues të bankave qendrore nga rajoni dhe më gjerë.

Përveç fjalimeve të drejtuesve të lartë të shtetit, të BQK-së dhe të institucioneve ndërkombëtare, konferenca do të jetë e ndarë në 4 sesione, ndërsa pritet që të prezantohet studimi “Qeverisja Korporative e Bankave në vendet e Ballkanit Perëndimor”, si dhe do të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e qeverisjes korporative të bankave.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitave të këtij ligji, që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat