Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

09:00Ambasada e Finlandës në Kosovë, UBT dhe UNDP organizojnë konferencën “Toëards Small Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”. Merr pjesë dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Kampusi i UBT-së, Lipjan)

10:00 Fillon punimet Kongresi i parë ndërkombëtarë  për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit. Marrin pjesë  ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Basri Sejdiu etj.

10.00Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus”  në bashkëpunim me  Innovation Centre Kosovo (ICK) në kuadër të  Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë 2019  organizon  tryezën e diskutimit me temë “Green Entrepreneurship: Building Green Economy”.  (Kampusi i Kolegjit “Globus”- Prishtinë)

10:00 Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për nder të shënimit të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), hap dyert për fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ambientet e KOMF. (Zyra e KOMF-it,  Rr. “Zenel Salihu”, Prishtinë)

11:00 Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpisë së Evropës në Kosovë, organizojnë aktivitetin kryesor për shënimin e 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë) 

11:00 Publikohet raporti “Instituti i Vetizoluar – Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës” nga Shkëlzen Gashi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:30 Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit “Mbështetje për Inspektoratin e punës në luftimin e punës së padeklaruar”, organizon sesion joformal me gazetarët që e mbulojnë sektorin social në Kosovë. Merr pjesë  Luigi Brusa nga Zyra e BE-së, Valon Leci, Ushtrues i detyrës së Shefit të Inspektoratit të Punës etj. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat