Apostolova i bën thirrje institucioneve të respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Kosova

Apostolova i bën thirrje institucioneve të respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 12:32
Foto nga takimi

(E plotësuar) - Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka organizuar sot aktivitetin kryesor për shënimin e 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës.

Me këtë rast nga të pranishmit në këtë aktivitet u tha se fëmijët në Kosovë po shfrytëzohen për punë dhe të njëjtit në vazhdimësi janë  viktima të dhunës në familje, andaj është obligim i institucioneve vendore që të respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, duke folur rreth Konventës për të drejtat e fëmijëve, tha se çdo fëmije duhet të jetë i barabartë pavarësisht dallimeve etnike apo racore.

Sahin: Duhet të japim më të mirën për të drejtat e fëmijëve

"Është shumë me rëndësi qoftë për politikanët, drejtorët e shkollave, ambasadorët që të gjithë të jemi së bashku, dhe pyetja më e madhe, arritja më e madhe që mund ta bëjmë është të japim më të mirën për fëmijët e Kosovës. Dhe 30 vjet më pas nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, e cila i jep të drejtën çdo fëmije pa dallim race, etnie ose se ku ka lindur, se çdo fëmijë është i barabartë dhe roli ynë është të japim arsimimin më të mirë dhe pjesëmarrjen më të mirë në prosperitet që nënkupton të  dëgjohet zëri juaj , dhe për këtë UNICEF gjithashtu edhe partnerët, të gjithë jemi të angazhuar t’ua japim më të mirën për të bashkuar duart me ju  dhe ju ta shfaqni potencialin tuaj”, u shpreh ai.     

Drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu tha se në Kosovë ka shumë sfida për t’u realizuar të drejtat e fëmijëve. Sipas tij, dita e sotme ofron një mundësi për qeverinë, shoqërinë civile, për prindërit e fëmijët që të reflektojnë mbi arritjet dhe sfidat në zbatim dhe jetësim të Konventës të së drejtave të fëmijëve.

Kryeziu: Mbetet edhe shumë për t’u bërë për realizimin e të drejtave të fëmijëve

"Mendojmë se mbetet edhe shumë për t’u bërë që të drejtat e fëmijëve të realizohen. Kemi shumë sfida, ne si Save the Children angazhohemi që pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje të jetë shumë më e madhe, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet, por edhe të jetë pjesë e zhvillimeve”, tha Kryeziu.

Sipas tij, çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i sigurt, të jetë i mbrojtur dhe të ketë qasje në arsim.

Një gjë të tillë e tha edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova,  e cila mes tjerash ka theksuar se edhe në Kosovë ka shumë raste kur fëmijët janë viktima të dhunës, e të njëjtit punojnë në rrugë.

Apostolova: Institucionet e Kosovës të respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e fëmijëve

"Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të sigurt dhe të rriten në një ambient të sigurt me familje, por sot çfarë mund të shohim është se shumë fëmijë janë viktima të luftës, te shumë fëmijë nuk gëzohet e drejta që të shkojnë në shkollë,  dhe shumë fëmijë janë viktima të dhunës. Shumë fëmijë po rriten në vende të tjera, shumë prej tyre kryejnë punë në rrugë. Kosova nuk është e përjashtuar nga ky fenomen. Shumë fëmijë në botë po riatdhesohen, ata nuk rriten në vendin e tyre, dhe për shkak të luftës rriten në vende të tjera. Shumë fëmijë kryejnë punë në rrugë, e cila nuk duhet të jetë ashtu. Por, edhe Kosova nuk është e përjashtuar nga ky fenomen, edhe në Kosovë shumë fëmijë janë viktima të dhunës si në familje edhe në shtëpi. Dhe shumë fëmijë punojnë në rrugë. I bëj thirrje institucioneve dhe Qeverisë së Kosovës që të respektojnë Ligjin e Mbrojtjes së Fëmijëve, i c ili është miratuar këtë vit", tha Apostolova.

Kosova, sipas saj, ka shumë të rinj që përfaqësojnë vendin si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Rita Ora e Dua Lipa.

Mes tjerash, edhe Natasha Gomes, ambasadore e Luksemburgut në Kosovë dhe  ambasadori i Austrisë Christoph Weidinger, kanë bërë thirrje që të respektohen dhe mbrohen fëmijët në Kosovë.

Konventa është dokumenti kryesor për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe ajo është e nënshkruar nga 140 shtete.

Apostolova kërkon respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Në 30 vjetorin e Konventës për të drejtat e fëmijëve, Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka organizuar aktivitetin kryesor për shënimin e kësaj dite.

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin tha se çdo fëmije duhet t’i dëgjohet zëri.

“Është shumë me rëndësi qoftë që jeni politikanë apo qytetarë te thjeshtë, ajo çfarë mund të bëjmë më të mirën është për fëmijët e Kosovës. Konventa i jep të drejtë çdo fëmije. Roli ynë është që të japim mundësi më të mira që të dëgjohet zëri i tyre”, tha ai.

Ahmet Kryeziu, drejtor i Save the Children tha se në Kosovë ka shumë sfida për t’u realizuar të drejtat e fëmijëve.

“Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e çdo gjëje që ne e bëjmë si organizatë. Diku 95 vite më herët themeluesja jonë, e shkroi deklaratën e parë për të drejtat e fëmijëve. Me rastin e 20 nëntorit mendojmë dhe thërrasim që të gjithë të reflektojnë se sa të drejtat e fëmijëve realizohen në botë. Është një moment kur të gjithë politikbërësit, duhet të mendojnë se si mund të ndihmojmë më shumë në realizimin e të drejtave të fëmijëve”, u shpreh ai.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, tha se edhe në Kosovë është evidente fenomeni i dhunës dhe shumë fëmijë punojnë në rrugë.

“Sot shënojmë 30-vjetorin e konventës, sot është një ditë kur duhet të shikojmë barrierat e realizimit të të drejtave të fëmijëve. Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të sigurt, por sot çfarë mund të shohim është se shumë fëmijë janë viktima të luftës dhe të dhunës. Shumë fëmijë po rriten në vende të tjera, shumë prej tyre kryejnë punë në rrugë. Kosova nuk është e përjashtuar nga ky fenomen. Shumë fëmijë janë viktima të dhunës dhe shumë prej tyre po punojnë në rrugë. Kjo nuk është një fenomen. I bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të respektojnë Ligjin e Mbrojtjes së Fëmijëve”, tha Apostollova.

Kosova, sipas saj, ka shumë të rinj që përfaqësojnë vendin si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Rita Ora e Dua Lipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat