Edhe Skënderaj anulon aktivitete në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri

Kosova

Edhe Skënderaj anulon aktivitete në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 15:17
Foto nga godita e tërmetit në Shqipëri

Për t’u solidarizuar më viktimat e tërmetit që ndodhi në Shqipëri, Komuna e Skënderajt, ka njoftuar se i ka anuluar avitivitet.

Këtë e ka bërë të ditur Bekim Jashari, kryetari i kësaj komune, përmes një shkrimi në Facebook.

Njoftim

Me rastin e tërmetit të madh që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri, anulohet hapja e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar "Rapsodia shqiptare".

Për datat e mbajtjes së festivalit ju njoftojmë në ndërkohë.

Shprehim solidaritet të plotë me viktimat e tërmetit dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Këshilli organizativ i Festivalit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat