Një autobus me ndihma, tifozët e Vushtrisë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti

Kosova

Një autobus me ndihma, tifozët e Vushtrisë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 09:55
Tifozë e Vushtrisë

Ditën e sotme një autobuz ka mbërritur nga Kosova drejt Durrësit nga tifozë të skuadrës së Vushtrisë.

Të pyetur për mikrofonin e Rtv Ora se çfarë ka dërguar për të prekurit nga tërmeti ja shprehur se kanë sjell ushqime, veshmbathje, ujë dhe të tjera sende të nevojshme për të prekurit nga tërmeti .

Sa e vështirë ka qenë për të organizuar këtë nismë? “Tifozët e Vushtrisë u shprehën: Organizimi ka qenë i thjeshtë dhe i madh nga të gjithë qytetarët e Mitrovicës për këtë ngjarje të rëndë. Në organizim kanë marrë pjesë vullnetarisht shumë persona për të grumbulluar dhe më pas për ti sjell drejt Durrësit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat