Malisheva për Shqipërinë

Kosova

Malisheva për Shqipërinë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Duke filluar që nga marrja e lajmit, se Shqipëria u goditë nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda edhe njerëzore, Institucionet e Komunës së Malishevës, qysh mbrëmë drejtpërdrejt shkuan në  Thumanë dhe dërguan ndihmat e para si dhe vënë kontaktet me strukturat e  Bashkisë së Krujës, përkatësisht , Komunës së Thumanës,  për mes nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Këtij organizimi  institucional dhe qytetarë i prijnë Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj ku përkrahje të madhe po japin edhe  bizneset, kompanitë, qendra rinore  dhe qytetarë të shumtë malishevas, në grumbullimin e ushqimeve, veshmbathjeve, mjeteve higjenike, si dhe  mjeteve financiare,  që t’u dalin në ndihmë bashkëkombësve të goditur rëndë nga tërmeti.

Qytetarët e Komunës së Malishevës, kanë hapur dyert për të gjithë ata bashkëkombës që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore, kanë ofruar edhe strehimin  për të nevojshmit.

Të gjithë qytetarët malishevas, bashkë-ndjejnë dhimbjen me të prekurit e tërmeti dhe luten që sa më shpejt t’i kthehen  jetës normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat