Malisheva ndezë qirinj në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri

Kosova

Malisheva ndezë qirinj në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:56
Malisheva

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe shumë qytetarë të Malishevës, në këtë mbrëmje vjeshte, të 27 nëntorit, në shenje nderim dhe  përkujtimi për bashkëkombësit tanë, në Shqipëri që humbën jetën nga tërmeti, ndezën qirinj.

Ndezja e qirinjve, filloi pasi  të gjitha viktimave të tërmetit iu bënë nderime me një minutë heshtje.

  Më pas, nënkryetari, Berisha, në fjalën e rasti, në mes tjerash tha: “Nderimi dhe përkujtimi për bashkëkombësit tanë në Shqipëri që humbën jetën nga tërmeti, është  ndjenjë e përbashkët me institucionet shqiptare, me institucionet e bashkive e komunave, me qytetarët e veçmas me familjarët  që humbën më të afërmit dhe më të dashurit e vet, duke vazhduar para qytetarëve malishevas, se sonte, ju dhe institucionet e komunës  tuaj, dëshmuat se jeni të organizuar dhe një si vëllezërit për vëllezërit, të një gjaku, të një gjuhe, të një flamuri dhe të një shteti, jo vetëm me dhimbjen, por edhe me humanizmin e treguar qytetarë, për vëllezërit dhe motrat tuaja në shtetin amë- Shqipërinë”, përfundoi, Berisha.

Në ndezjen e qirinjve, morën pjesë, zëvendësministra, në detyrë,  Vesel Krasniqi e  Arbëresha Krasniqi, këshilltarë komunal, qytetarë, nxënës dhe fëmijë, të cilët shprehën dhembjen për ata që humbën jetën, por edhe lutjet që sa më parë të shërohen të lënduarit nga tërmeti dhe të gjinden ata që ende janë nën rrënoja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat