Ankohen Devollët: Z-Mobile u mbyll dhunshëm, kjo s’ka ndodhur askund në Evropë

Kosova

Ankohen Devollët: Z-Mobile u mbyll dhunshëm, kjo s’ka ndodhur askund në Evropë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:44
Foto

220 mijë numrat që janë shfrytëzuar nga Z-Mobile sot kanë kaluar automatikisht në platformën Vala.

E ndaj kësaj kanë reaguar kompania Z-Mobile e cila e ka quajtur mbyllje të dhunshme të saj, transferimin e numeracionit të tyre në Vala.

Kjo kompani përmes faqes zyrtare në Facebook ka shkruar se sot ka ndodhur uzurpimi i aseteve të Z-Mobile që nuk ka ndodhur askund në Evropë.

“Sot është dita kur klima linçuese, e ndërsyrë nga grupe të ndryshme të interesit politik dhe ekonomik, arriti një qëllim të turpshëm, duke uzurpuar asetet e një investimi të ligjshëm dhe legjitim në Republikën e Kosovës.Nga sot, brendi Z Mobile u mbyll dhunshëm, duke iu dhënë asetet e tij një ndërmarrje publike, Telekomit të Kosovës, në një rast të padëgjuar në të gjithë Evropën bashkëkohore”, thuhet në reagim.

Kjo kompani ka deklaruar se me këtë qasje do të frikësohen investitorët e jashtëm që të investojnë në Kosovë.

“Me këtë qasje të jashtëligjshme, do të frikësohen të gjithë investitorët potencialë vendorë dhe ndërkombëtarë të bëjnë ndonjë investim në Kosovë”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat