Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 18:41
Ilustrim

Vendi ynë gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën do të ketë kushte për reshje lokale shiu, ndërsa dita e premte mbetet nën ndikimin e vranësirave të pjesshme por të dendura, me intervale të shkurta me diell.

Në fushat termike do të ketë luhatje, duke bërë që dita e shtune të regjistroj vlera të ulëta, krahasuar me ditët paraprake.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat