‘Mediet në Kosovë nuk po respektojnë Kodin e Etikës’

Kosova

‘Mediet në Kosovë nuk po respektojnë Kodin e Etikës’

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 12:10
‘Mediet në Kosovë nuk po respektojnë Kodin e Etikës’

Tërmeti i fundit në Shqipëri ka treguar se në Kosovë ka mungesë të etikës në gazetari, ndërsa gazetarët të shtyrë nga udhëheqësit e tyre për shkak të klikimeve po detyrohen të publikojnë lajme të rreme e sensacionale.

Kështu u tha në konferencën rajonale të organizuar nga Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) me temën “Mediat dhe demokratizimi në Ballkanin Perëndimor- A jemi afër qëllimit?”.

Drejtoresha e Institutit të medies dhe komunikimit në Kosovë, Kaltrina Ajeti këtë konferencë e sheh si mundësi të mirë për shkëmbimin e përvojave në fushën e medies.     

Ndërsa Dafina Beqiri nga Fondi për Ballkanin Perëndimor u shpreh se si Fond kanë objektiv të vetëm forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes skemave të granteve.

Sipas saj rajoni duke përfshirë edhe Kosovën nuk ka të dhëna sa i takon lirisë së medieve dhe bashkëpunimi rajonal ndërmjet gazetarëve.

Beqiri: Në rajon ka mungesë të të dhënave për lirinë  e mediave dhe bashkëpunimin rajonal

“Tani jemi në fazën ku ne jemi duke bashkëpunuar shumë më shumë për tri vite dhe shohim se njerëzit më nuk po hezitojnë të bashkëpunojnë duke punuar në këtë drejtim, ndoshta nuk kanë qenë asnjëherë hezitues por ne thjesht se kemi ditur. Ne kemi vërejtur po ashtu se kur kemi të bëjmë me nivelin rajonal nuk kemi të dhëna për asnjë problem që e kemi identifikuar, për shembull për lirin e mediave, nuk kemi të dhëna se si bashkëpunojnë gazetarët në rajon dhe ky është momenti kur ju duhet të filloni të mendoni dhe të na tregoni se çka iu nevojitet juve sa i përket bashkëpunimit më të mirë në të ardhmen”, u shpreh Beqiri.

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Gentiana Begolli-Pustina deklaroi se në botë është duke u bërë një luftë e ashpër në mes të gazetarisë sensacionale dhe manipulimit.

Sipas saj është koha e fundit që të kërkohet gazetari cilësore. Begolli-Pustina u shpreh se ngjarja e fundit në Shqipëri tregoi se në Kosovë nuk respektohet etika gazetareske.

Ajo madje i përmendi edhe disa raste ku sipas saj nuk u raportua për interesin e publikut por për interesimin e publikut, si shembulli i gruas që për shkak të një linçimi u sulmua nga qytetarët në qytetet e Kosovës.

Begolli-Pustina: Tërmeti i Shqipëri ka nxjerr në pah mungesën e etikës në Kosovë

“Realisht edhe tërmeti i fundit në Shqipëri ka nxjerr në pah një mungesë të etikës këtu tek ne, kemi ilustrime të ndryshme të cilat përkojnë me tërmetin në Shqipëri mirëpo nuk janë nga tërmeti në Shqipëri. Ndërsa aty nuk tregohet se ato foto janë vetëm sa për ilustrim të tërmetit kemi pasur foto shumë të ndjeshme të cilat tërheqin klikueshmërinë pa diskutim por nuk e paraqesin gjendjen faktike...10;’49 Këtu kemi të bëjmë jo ne gazetarët nuk dimë se çfarë duhet të plasohet dhe çfarë është në interes të publikut, mirëpo gazetarët shpesh herë janë të shtyrë nga eprorët e medieve që për hirë të atij gjahu të tmerrshëm për klikueshmëri të punojmë me lajme sensacionale”, ka deklaruar ajo.

Martin Pushevski, redaktor i lajmeve në Televizionin Publik të Maqedonisë(TVM1) tha se lajmet e rreme janë bërë senzacion në gazetari, madje ai thotë se burimi kryesor i lajmeve të rreme janë bërë partitë politike.

Pushevski deklaroi se në Maqedoninë e Veriut ka rënë interesimi i të rinjve për të studiuar gazetarinë.

Pushevski: Burimi kryesor i lajmeve të rreme janë partitë politike

“Telashet me lajmet e rrejshme janë shumë më të mëdha dhe jam shumë i bindur se partitë politike janë burimet kryesore të lajmeve të rrejshme. Pra brenda partitë ata e shpërndajnë lajmin e rrejshëm dhe pastaj e postojnë në portale dhe ai lajm i rrejshëm i cili gjenerohet dhe lëshohet nga partia pastaj shpërndahet në portale”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat