Ndërmarrja Publike Banesore ndan 10 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti

Kosova

Ndërmarrja Publike Banesore ndan 10 mijë euro për zonat e prekura nga tërmeti

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 17:39
Pamje nga bartja e gjësendeve

Tërmetet e fundit nuk kanë tronditur vetëm Shqipërinë. E në ditë të vështira si këto, solidariteti na bëhet të gjithëve detyrë.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, ka vendosur që të ndihmojë familjet e prekura nga kjo fatkeqësi duke ndarë 10 mijë euro për ndërtimin e banesave/shtëpive të tyre të reja.

Sipas një njoftimi të kësaj ndërmarrje, duke shprehur ngushëllimet dhe lutjet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe në mbështetje të lënduarve dhe atyre të mbetur pa strehë, stafi i tyre duke parë nevojën e ndihmës për barna, gjëra higjienike dhe batanije, ka nisur sot ndihma për fshatrat e tjera të prekura nga fatkeqësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat