Zbardhohet toka në Prevallë

Kosova

Zbardhohet toka në Prevallë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 12:27
Prevallë

Është paralajmëruar se në fillim të muajit dhjetor do të ketë borë në Kosovë. Por ende pa hyrë zyrtarisht ky muaj, sot Prevalla është mbuluar nga reshjet e borës.

Sot temperaturat në Kosovë janë të vranëta dhe vend e vende ka shi, ndërsa në viset malore janë shfaqur edhe reshjet e borës.

Dje është parashikuar që në vise malore mbi 1500m të ketë reshje bore.

Sot ka ndodhur pikërisht ashtu, Prevalla është mbuluar nga bora dhe pamjet që vijnë nga atje, shihet se sa shumë është zbardhuar toka.

Ndërkaq edhe ditën e martë pritet që të ketë reshje bore në vise malore po edhe në ato të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat