Dhjetori nis me ngrica, ja parashikimi i motit

Kosova

Dhjetori nis me ngrica, ja parashikimi i motit

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 20:42
Ilustrim

Moti në muajin dhjetor do të nis me ngrica dhe temperatura të ulëta.

Datat:

1.12 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën kryesisht me diell.

2.12 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Më pas gjatë ditës vransirat do të shtohen.

3.12-4.12 – Të martën ftohtë, në mëngjes reshje shiu dhe bore, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Ditën e mërkurë, ftohtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C, ditën e nesërme, në -2C ditën e diel, e maksimale nga 8C, në 3C deri 4C ditën e martë dhe mërkurë.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare 1-10m/s, drejtimesh të ndryshme.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat