Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme – të martën reshjet e para të borës

Kosova

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme – të martën reshjet e para të borës

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 00:10
Foto ilustruese

Sot mbi vend janë shtrirë zona anticiklonike nga Evropa qendrore që favorizuan mot të kthjellët dhe me diell, por të ftohtë, për shkak të masave të ftohta ajrore që depërtuan me kalimin e frontit të ftohtë gjatë ditës së djeshme.

Ditën e martë, sërish një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kaloj mbi rajon, që do të sjellë reshje bore edhe në vise të ulëta.

Me kalimin e frontit, nga dita e mërkurë do të shtrihen zona anticiklonike, të cilat do të sjellin kushte për mot të kthjellët, mirëpo masat e ftohta ajrore që do të depërtojnë, do të mbajnë temperaturat e ulëta, me ngrica në mëngjes, e gjatë ditës maksimalet do të luhaten rreth vlerave mesatare.

Vlerat e cilësisë së ajrit që sot u sollën rreth vlerave mesatare dhe të mira, sonte pritet të rriten edhe në të pashëndetshme. Ditën e martë me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet, do të zbresin sërish në vlera mesatare. Nga dita e mërkurë me shtrirjen e anticiklonit mbi rajon, pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, që do të kalojë edhe në vlera të pashëndetshme.

2.12 – Kryesisht vranët. Në mëngjes ngrica, e ditën më butë. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu
3.12 – Ftohtë. Herët në mëngjes reshje shiu dhe bore, që më pas do të shndërrohen në reshje bore. Ditën vende-vende vazhdojnë reshjet e borës. Deri në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet pushojnë.
4.12 – Ftohtë dhe me ngrica në mëngjes. Paradite pjesërisht vranët, e ditën priten kthjellime dhe intervale me diell.
5.12-6.12 – Të enjten ftohtë dhe me grica në mëngjes, ditën kryesisht me diell. Të premten pas mëngjesit me ngrica, ditën pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit të martën do të pësojnë rënie të lehtë edhe nën vlera mesatare, e më pas do të rriten gradualisht. Minimalet do të zbresin nga -2C dhe 0C, deri në -5C, e maksimalet ditën e hënë do të rriten deri në +8C, e ditën e martë do të zbresin në +2C.

Të hënën do të fryejë erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s, e nga dita e martë erë mesatare nga verilindja 4-8m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat