A do të ketë nesër borë në Kosovë?

Kosova

A do të ketë nesër borë në Kosovë?

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 21:04
Ilustrim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohtë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegulla dhe ngricat. Ngrica më shumë parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinorë-malor.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, njofton IHMK.

Sipas IHMK’së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat