Ngjarjet që do të ndodhin në Kosovë

Kosova

Ngjarjet që do të ndodhin në Kosovë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i mirëmbajtjes së institucioneve publike-arsimore”. (Salla e Konferencave “Orion”, Prishtinë)

10:00

Zyra e Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje prezanton Bazën e të dhënave të rasteve të dhunës në familje. (Hotel “Emerald”, Prishtinë

10:00

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, mban takim me kryetarët e Komunave të Kosovës. Temë diskutimi do të jetë siguria në trafikun rrugor në Kosovë.

10:15

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pret në takim kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Selia e LDK-së, Te Qafa, Prishtinë)

10:30

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbajnë tryezën me temën “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”. (Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë)

10:00

Komuna e Prizrenit shpërndan motokultivatorë për fermerë. Merr pjesë dhe kryetari Mytaher Haskuka. (Parkingu i  Komunës së Prizrenit)

11:00

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ndan dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik. Merr pjesl dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Ministria e Mbrojtjes)

11:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton analizën “Legjislacioni i porositur: A ka ardhur koha për Ligjin për Lobim në Kosovë?”. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë)

11:00

Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Nerodime të Ferizajt. (Fshati Nerodime, Ferizaj

12:00

Në fshatin Lukinjë të Hasit bëhet përurimi i objektit shkollor. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Fshati Lukinjë, Prizren)

13:00

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe kreun e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të qëndrojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi, e cila humbi dy djem në tërmetin në Shqipëri. (Livoç, Gjilan)

13:15

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim presidentin e Shqipërisë,  Ilir Meta, dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Pas takimit do të ketë prononcime për medie. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

14:00

Instituti Riinvest organizon tryezën e diskutimit me temën “E ardhmja e zhvillimit të Kosovës. Çka mund të bëjë Qeveria e re”.  Merr pjesë dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. (Instituti Riinvest, Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat