Elezaj: Investimet në parkun “Ujëvarat e Mirushës” do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit - Bota Sot
Elezaj: Investimet në parkun “Ujëvarat e Mirushës” do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit

Kosova

Elezaj: Investimet në parkun “Ujëvarat e Mirushës” do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:04
Investimet në parkun “Ujëvarat e Mirushës”

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Fatmir Matoshi, kanë vizituar sot Ujëvarat e Mirushës, ku kanë parë nga afër realizimin e punimeve për rregullimin e shtigjeve të ecjes.

Kryetari Elezaj me këtë rast theksoi se investimet të cilat po realizohen në këtë park janë të një rëndësie të veçantë, pasi këtij Monumenti të Natyrës, përveç ujëvarave, liqeneve e bukurisë që i jep flora e pasur me lloje të ndryshme të bimëve, atraktivitetin do të ia shtojë edhe investimet të cilat po realizohen, për ta bërë edhe më tërheqës për vizitorë dhe një vend me potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit.

Në këtë park, lumi Mirusha në pjesën e fundit të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një peizazh shumë të bukur e atraktiv për vizitorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat